v3 Moderator
Posts : 30 Points : 94 Reputation : 0 Join date : 29/09/2016 Age : 22 Location : Durres, la 8.
| Titulli: Ese Lufta per paqe Wed Feb 08, 2017 8:32 pm | |
| Ese Lufta per paqe Mjaft më shkruajtem për luftën, mjaft më shkruajtem për dhimbjen, thjesht i takojnë të së kaluarës dhe gjithmonë do të mbesin si kujtime të trishtueshme brenda zemrave tona. Tani erdhi koha t’i shkruajme paqes, se si do ta ndërtojmë një botë ku do të mbizotërojë paqja. S’ka më luftë kundër armikut që vodhi shumë jetëra, e vetmja luftë që do të ekzistojë është lufta drejt paqes, por që ta fitojmë këtë betejë duhet të harrojmë urrejtjen, mallkimin e përbuzjen e shumë gjëra tjera që na bëjnë të ndihemi keq. Gjithçka do të ishte ndryshe nese do te mbizoteronte paqja dhe urrejtja do të shndërrohej në dashuri, ashtu sikur një lule e vyshkur që kur e ujisim çelet e merr dritë. Ne jemi çelësi i kësaj bote, andaj ta ndjejmë si përgjegjësi nga tani se vetëm ne mund ta sjellim paqen dhe qetësinë qoftë ajo edhe në fund të botës.
| |
|