v3 Moderator
Posts : 30 Points : 94 Reputation : 0 Join date : 29/09/2016 Age : 22 Location : Durres, la 8.
| Titulli: Piramidat e Egjiptit Tue Jan 31, 2017 8:19 pm | |
| Që nga Periudha e Hershme Dinastike personat e fuqishëm varroseshin në struktura të ngjashme me tryezat, të njohura si mastaba. Piramida e parë egjiptiane e dokumentuar historikisht i është atribuar Imhotepit, arkitekti që projektoi atë që egjiptologët besojnë se ishte një varr për faraonin Djoser. Imhotepi vlerësohet si i pari që konceptoi nocionin e mbivendosjes së mastabave njëra mbi tjetrën, duke krijuar një ndërtesë të përbërë nga një numër "shtresash të shkallëzuara" që zvogëloheshin duke ju afruar kreut. Rezultati ishte Piramida e Shkallëzuar e Djoserit, që u projektua për të shërbyer si një shkallë nëpërmjet të cilës shpirti i faraonit të vdekur mund të ngjitej në qiell. Rëndësia e arritjes së Imhotepit qe e tillë që ai u hyjnizua nga egjiptianët e mëpasëm. Faza më prodhimtare në ndërtimin e piramidave koincidoi me shkallën më të lartë absolutiste të drejtimit faraonik. Pikërisht gjatë kësaj kohe u ndërtuan piramidat më të famshme egjiptiane, ato të Gizës. Përgjatë kohës, pasi autoriteti faraonik u bë më pak i centralizuar, aftësia dhe vullneti përdorimin e burimeve të mëdha për ndërtuar monumente masive u zvogëlua dhe piramidat e mëvonshme ishin më të vogla, më pak të mirëndërtuara dhe shpesh të ndërtuara nxitimthi. Shumë kohë pas mbarimit të periudhës egjiptiane të ndërtimit të piramidave, një shpërthim i ndërtimit të piramidave ndodhi në atë që sot njihet si Sudan, pasi një pjesë e madhe e Egjiptit ra nën sundimin e mbretërve Napata (E njohur si dinastia nubiane e Egjiptit). Ndërkohë që mbretërimi napatan ishte i shkurtër dhe mbaroi në vitin 661 p.e.s., ndikimi egjiptian bëri një përshtypje të pa shlyeshme dhe gjatë mbretërisë së mëvonshme sudanese të Meroes (afërsisht në periudhën midis viteve 300 p.e.s. – 300) lulëzoi një rilindje të ndërtimit të piramidave të konsideruara si piramidat nubiane, që ndërtuan më shumë se 200 varre mbretërore piramidale me frymëzim egjiptian në afërsi të qyteteve kryesore të mbretërisë. Al-Aziz Uthman (1171–1198) u përpoq të shkatërronte piramidat e Gizës. Ai u dorëzua pasi dëmtoi Piramidën e Menkaure-së, si një detyrë shumë e vështirë. | |
|