v3 Moderator
Posts : 30 Points : 94 Reputation : 0 Join date : 29/09/2016 Age : 22 Location : Durres, la 8.
| Titulli: Gjakmarrja Wed Oct 19, 2016 1:48 pm | |
| Qe nga vitet '30 e deri ne ditet tona, ndikimi qe Kanuni ka ne Shqiperine e Veriut i ka kaluar caqet, dhe eshte bere i papranueshem. Vijojne debatet mbi kete ceshtje qe duket sikur nuk do te kete kurre zgjidhje, qe merr jete e nuk dihet se kur do t'i vije fundi. Ndryshe nga vitet '30, vrasjet si pasoje e gjakmarrjes jane zvogeluar, duke cuar ne me pak se 4 vrasje ne vit. Por gjakmarrja ne ditet tona po demton brezin e ri. Ne Veri te vendit shume femije jane te ngujuar, pa patur mundesine te shkojne ne shkolle e te argetohen, sepse gjaksi pret qe ata te dalin nga shtepia.E keshtu ata presin, te mbyllur mes kater mureve. Ky eshte realiteti i hidhur i gjakmarrjes. Boll me! Ka ardhut koha ti themi "JO" kesaj tabuje mizore, qe eshte rrenjosur qe prej nje shekulli ne trurin tone. Jane shuar breza, rinia e malesise dhe nuk ka me kuptim qe kjo te vazhdoje sepse nuk i dihet fundi, duke qene se jetojme ne nje shoqeri demokratike ku ligji eshte primar dhe sidomos femijeve u jepet cdo prioritet. Ja c'eshte gjakmarrja, nje grope qe thith jete, e ne mos jete, shpirtra, endrra, deshira, mendime te atyre moshatareve tane te ngujuar ne kullat e frikshme, pas hekurve te "burgut" ku jane denuar me burgim te perjetshem. Larja e gjakut nuk falet lehte, e ka vazhduar prej vitesh, varret jane shtuar e po shuhen fise te shumta. Si sot, edhe dikur gjakmarrja ka burgosur ne qeli jeten e nje djaloshi ne kulmin e jetes, duke ia prere endrrat. Kjo ndodh sic ndodhte dikur, se zakonet e Kanunit madheshtor nuk tradhetohen. Ja pse duhet bere dicka. Te ndalojme vuajtjen e bashkemoshatareve tane, me shpresen se do te permiresojme gjendjen e tanishme. Shume te mitur rrijne ne pritje, si pengje te burgimit gjer ne vdekje, me shpresen se do te enden njehere te lire. Ndoshta do te enden te lire ne parajse. | |
|