v3 Moderator
Posts : 30 Points : 94 Reputation : 0 Join date : 29/09/2016 Age : 22 Location : Durres, la 8.
| Titulli: Trupi i njeriut Mon Oct 10, 2016 6:23 pm | |
| Në trupin e njeriut, përveç ujit, ndodhen edhe shumë lëndë të tjera. Një njeri me trup normal përmban aq yndyrë sa për të prodhuar shtatë kallëpe sapuni, sheqer aq sa për të mbushur një kavanoz, kripë sa për të mbushur gjashtë kripore, karbon sa për të prodhuar 9000 lapsa plumbi, fosfor sa për të prodhuar 2200 fije shkrepëse, hekur sa për të bërë një gozhdë 25 mm, një lugë squfur dhe 30 gram metale të tjera.
GJAKU:
Nëse qelizat e gjakut do të vendoseshin njëra pas tjetrës, ato do të formonin një varg me gjatësi 96500 km, pra aq të gjatë sa për t’i rënë rreth e qark, botës më shumë se dy herë. Koha që i nevojitet një rruaze të bardhë të gjakut për të shkuar nga zemra në kokë, është 10 sekonda, ndërsa nga këmba në kokë 1 minutë. Kështu, Brenda një dite, kjo rruazë e bardhë gjaku bën 1000 vajtje-ardhje në trupin e njeriut. Mendohet se marrja e gjakut mënjanon shqetësime të ndryshme në trupin e njeriut. Kështu, dihet që mbreti Frederik, për t’u qetësuar, përpara betejës, merrte gjak. Ndërsa Luigji i XIII-të, brenda 6 muajve, ka bërë 47 marrje gjaku nga trupi i tij.
LËKURA:
·Trashësia e lëkurës së trupit të njeriut ndryshon sipas vendit. Në kapakët e syve, kjo trashësi, është vetëm 0.5 mm, ndërsa në shputën e këmbës arrin gati 0,5 cm. Në çdo 250 cm2 lëkurë ka 19 milion qeliza, 60 qime, 90 qeliza yndyrore, damarë me një gjatësi prej 570 cm, 650 qeliza të djersitjes dhe 19 mijë qeliza ndjesore. Lëkura është ajo pjesë e trupit që zë më shumë vend dhe, megjithatë, peshon vetëm 2.7 kg. Nga trupi i njeriut, gjatë jetës së tij, bien mesatarisht reth 18 kg lëkurë.
MUSKUJT:
·Kur marrim një laps, në këtë veprim marrim pjesë të paktën 12 çifte muskujsh, kur hedhim një hap, 200 çifte, kur rrudhim vetullat, 43 çifte dhe kur buzëqeshim, 17 çifte muskujsh. ·Pesha e muskujve të një burri është sa 40% e peshës së tij, ndërsa te gruaja kjo arrin në 35%. ·Muskuli më i madh në trupin e njeriut është muskuli “glutaeus maximus” (muskuli i të ulurit), ndërsa muskuli më i vogël “musculus tensor tympany”, që ndodhet mbrenda veshit.
ZEMRA:
·Zakonisht zemra jonë bën 60-70 rrahje në minutë, mesatarisht rreth 2-3 miliard rrahje gjatë gjithë jetës. ·Zemra pompon gjakun në një rrjet damarësh, (enësh gjaku), me një gjatësi të përgjithshme prej 120 mijë km. Gjatësia e këtij rrjeti e rrethon botën tre herë. Sa më e madhe që të jetë mosha e një njeriu, aq më e ngadaltë është rrahja e zemrës së tij. Zemra e një foshnjeje bën 130 rrahje në minut, e një fëmije tre vjeçar 100 rrahje dhe zemra e një 12 vjeçari 90 rrahje në minut.
KOCKAT:
·Para lindjes dhe në fëmijëri kockat janë të buta. Forcimi i tyre vazhdon deri në moshën 25 vjeç. ·Fëmijët e posalindur kanë 350 kocka, të cilat, me kalimin e kohës, bashkohen midis tyre. Në trupin e një njeriu të rritur ndodhen 206 kocka dhe skeleti i tij peshon 76 kg. ·Kockat përbëhen 70% nga lëndë minerale dhe 30% nga material organik, qeliza të gjalla.
RRITJA:
Trupi i njeriut në çdo natë rritet afërsisht 1 cm, gjatësi të cilën e humbet ditën. Rritja gjatë natës shpjegohet me faktin se trupi, duke qenë i shtrirë i shmanget veprimit të forcës së gravitetit mbi disqet e kërceve të skeletit. ·Kërkimet dhe zbulimet e fundit tregojnë se fëmijët e porsalindur, 63 ditët e para, nuk rriten, por pas 63 ditëve, fillojnë të zgjaten nga 1cm çdo ditë. Kjo sjell si pasojë nevojën e shtimit të vrullshëm të qelizave dhe, nga kjo, fëmijët kanë një uri të përhershme dhe për këtë bëhen grindavecë. Në këtë periudhë prindërit duhet të jenë mjaft të kujdesshëm.
Shpretka E vendosur ne anen e majte te abdomenit Shtrihet nga brinja e IX e deri te brinja e XI Vie ne kontakt me lukthin, veshken e majte dhe zorren e trashe Ka dy faqe: Faqen viscerale Faqen parietale Hyrja ne shpretke - ilium Ne prerje ka ngjyre te kuqe te mbyllet
Pankreasi Organ tek i vendosur ne zgavren e barkut Anatomikisht lokalizohet nen lakesen e madhe te lukthit, anash shpretkes dhe mbi duodenum. Pankreasi perbehet prej tri pjeseve kryesore: kokes qafes trupit dhe bishtit
Neper mes te pankreasit shtrihet kanali kryesor pankreatik Kanali kryesor pankreatik derdhet se bashku me kanalin e perbashket te vrerit ne duodenum. Demtimi i pankreasit shkakton diabetin.
Veshkat
Jane organe cifte Te vendosura ne retroperitoneum, ne dy anet e zgavres se barkut Anatomikisht lokalizohen ne pjeset anesore te pasme te abdomenit Veshka e majte eshte e vendosur prapa shpretkes, pankreasit dhe lukthit,ndersa e djathta prapa melqise dhe fshikezes se temthit. Forma e zemrës është e ngjajshme me formen një koni, maja e të cilit tregon nga ana e majt dhe tëposht. Zemra te njerzit ndohet në anën e majtë të kraharorit, në raste të ralla nga ana djatht (Situs inversus)
Zemër e shëndosh peshon sa 0,5% e peshës së trupit, ndërmjet 300 dhe 350 gram. 500 gram është pesha kritike. Prej kësaj peshe enët e gjakut të zemrës nuk janë në gjendje ta furnizojnë më atë me
Ndërtimi
Zemra përbëhet prej dy pjesëve:
Pjesa e djathtë, e cila gjakun e lëviz në drejtim të mushkerive(qarkullimi i vogël). Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh). Pasi që rezistenca në enët e gjakut në trup pesë herë më e madhe se rezistenca në mushkëri është, pjesës së majtë të zemrës i duhet për këto përmasa edhe më shumë të punojë se pjesa e djathtë. Për këtë arsye pjesa e majtë e ka murin më të trashë se pjesa e djathtë, por volumi është i njëjtë në të dyja pjesët e zemrës. Zemra ka 2 barkusha (lat. ventriculi) dhe 2 valvula (lat. atrium). Barkushja e majtë (ventrikuli i majtë) pompon gjak në qarkullimin sistemik, ku presioni është rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtë pompon në qarkullimin mushkëror, ku presioni është rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janë pompa të fuqishme me mure të trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosë. Valvulat janë dhoma tö zemrës, me mure të holla e të tendosshme, që shërbejnë si rezervuarë për gjakun venoz, por që njëkohësisht mund të tkurren e ta pompojnë gjakun me njëfarë presioni për në drejtim të barkusheve.
Funksioni
Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë tkurrjes (sistoles) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa presioni në aorte. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë, enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastoles . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.
Zemra në numra
Gjatësia e zemrës 15 cm Pesha e zemrës 300 g Volumi (i gjakut) 70 cm3 Volumi / min në qetësi 4900 cm3 Volumi / min gjatë punës maksimale bis 20-30 Litër [[Skeda:]] Volumi i gjakut gjatë 70 vjetëve ~180.000.000 Litër Puna për rrahje, ana e majtë ~ 0,8 J Puna për rrahje, ana e djathtë ~ 0,16 J Puna gjatë ditës ~ 100.000 J Numri i rrahjeve për një vit (mesatare) 36.000.000 Numri i rrahjeve për 70 vjet 3.000.000.000 Vlerat janë të dhëna mesatare.
Mushkëria
Mushkëritë (lat. Pulmo, -onis m.) janë organe të frymëmarrjes. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjeve dhe muskulit të diafragmes. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës shumë të hollë e cila quhet pleura. | |
|