Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Qendra e Dijes !

Zgjero horizontin !
 
ForumForum  PortalPortal  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Qeliza dhe ndertimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Wukel
Admin
Admin
Wukel


Posts : 35
Points : 139
Reputation : 0
Join date : 28/09/2016
Age : 23
Location : Albania

Qeliza dhe ndertimi Empty
MesazhTitulli: Qeliza dhe ndertimi   Qeliza dhe ndertimi EmptyMon Oct 10, 2016 3:26 pm

Qeliza
Qeliza dhe ndertimi Epithelial-cells

Qeliza është njësia thelbësore, funksionale,ndërtimore dhe strukturale e të gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Huk, shkencëtar i njohur anglez, i cili ishte i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të thotë "dhomë e vogël".

Organizmat ndahen në njëqelizore, si për shembull bakteret, që përbëhen nga një qelizë e vetme, dhe shumëqelizore, si, psh, njerëzit, ku shumë qeliza bashkëveprojnë si një njësi funksionale.

Madhësia e qelizave zakonisht varion nga 1 deri në 30 mikrometër. Por ka edhe raste të veçanta si, psh, veza e strucit, madhësia e së cilës shkon deri në 7 centimetra. Qeliza më e madhe e njeriut është, gjithashtu, veza - madhësia e së cilës shkon nga 110 në 140 mikrometra dhe e cila mund të vëzhgohet edhe me sy të lirë. Si rregull, qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Pesha e një qelize llogaritet rreth 1 nanogram.

Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore), yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore).

Qelizat në organizëm ndahen në Qeliza Prokariote (pa-organele qelizore) dhe Qeliza Eukariote (me oraganele).

Qelizat Prokariote : Janë qeliza që gjinden në forma te veçanta. Kane membrane qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Ndër me te qelizat prokariote me te shpeshta janë Bakteret.

Qelizat Eukariote : Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete mbrenda membranës qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat eukariote përmbajnë membranën qelizore që mban me vete materialin gjenetik. Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden mrenda membranës janë : Mitokondritë, Kloroplastet dhe Aparati i Golgjit. Mirëpo kemi edhe shume organele te tjera që kanë funksione te ndryshme, ato janë : Ribozome, Lizozome, Rrjeti endoplazmatik etj.
Çdo qelizë ka veti të ndryshme, disa nga këto veti janë :

- Riprodhimi - me anë të ndarjes binare, mitozës ose mejozës
- Metabolizmi -
- Reagimi ndaj ngacmimeve të jashtme, si ndryshimi i temperaturës apo pH-së.
Qelizat prokariota : Qelizat prokariota nuk kanë bërthamë të krijuar, edhe pse ekziston materiali bërthamor i shpërndarë në citoplazmë. Në këtë grup bëjnë pjesë bakteret dhe algat blu të gjelbra.
Qelizat eukariota : Qelizat eukariota kanë bërthamë e cila përkufizohet me mbështjellësin e saj nga pjesa tjetër e citoplazmës. Ky tip i qelizave ndërton organizmat e tjerë, përveç baktereve dhe algave blu të gjelbra.
Bërthama e qelizës : Pjesa qendrore e qelizës që përmban informacion gjenetik në formën e ADN-së dhe udhëheq procesin e sintezës së proteinave. Bërthama është organela kryesore e qelizës dhe kontrollon proceset e të gjitha organeleve të tjera qelizore. Ajo ka materialin trashëguar në strukturat fijezore të saj, që quhen kromozome. Secilin kromozom e ndërton molekula e ADN, segmentet e së cilës janë gjenet. Në gjene gjenden të shkruara informatat e trashëguara nga prindërit.
Citoplazma : Substancë e lëngshme që formon pjesën e brendshme të qelizës që rrethon bërthamën dhe në të cilën notojnë organelet e qelizës. Citoplazma është tretësirë ujore e cila 60-80% ka ujë, ndërsa gjendet në hapësirën ndërmjet membranës qelizore dhe bërthamës. Këtu zhvillohen të gjitha proceset, të cilat qelizës i sigurojnë funksionim normale të jetës.
Aparati i Golxhit : Strukturë qelizore e përbërë nga një grup qeskash qelizore. Përfshihet në punën për transportimin e proteinave në qelizë. Kompleksi i Golxhit është sistem i membranave të lëmueshme, të cilat formojnë kanale qese dhe toptha sekretues, të radhitur në formë të një harku. Ka rol sekretues.
Retikuli endoplazmatik : Strukturë qelizore e përbërë nga një rrjet xhepash që rrethojnë bërthamën. Përfshihet në punën për sintezën e proteinës.
Centriola : Strukturë qelizore që luan një rol të rëndësishëm gjatë mitozës.
Vakuola : Boshllëk në formë sferike ku ruhen uji, mbetjet dhe substanca të tjera të nevojshme për qelizën.
Mitokondria : Strukturë që ndihmon në frymëmarrjen e qelizës. Prodhon dhe ruan energjinë e qelizës. Mitokondriet janë organele në të cilat krijohet energjia e nevojshme për të gjitha proceset biokimike, të cilat zhvillohen në qelizë, e të cilat mundësojnë funksionimin dhe ekzistencën e saj. Prandaj, me të drejtë këto organele shënohen si uzina energjetike të qelizës.
Ribozomi : Organele e lirë e lidhur pas retikulit endoplazmatik. Prodhon proteinat e domosdoshme për krijimin dhe funksionimin e trupit të njeriut. Ribosomet janë organele qelizore në të cilat krijohen proteinat, të domosdoshme për funksionimin dhe rritjen e qelizës. Informatat për sintezën e proteinave janë të shkruara në kromozome. Prandaj, këto organele ndryshe quhen edhe uzina të sintezës së proteinave.
Mikrotubula : Strukturë cilindrike ku mbështetet qeliza dhe lejon organelet dhe substancat që gjenden në qelizë të lëvizin brenda saj.
Pseudopodi : Zgjatim i citoplazmës së disa qelizave që shërben kryesisht për zhvendosjen e qelizës.
Mikrofilamenti : Strukturë në formën e shufrës ku mbështetet qeliza për të marrë formën që ka.
Kloroplastet : Kloroplastet gjenden vetëm në qelizet biomore, kanë klorofil dhe në to kryhet procesi i fotosintezës-i krijimit të materieve organike prej materieve inorganike me ndihmën e energjisë së diellit.
Qeliza dhe ndertimi 220px-Diagram_human_cell_nucleus.svg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://qendraedijes.albanianforum.net
 
Qeliza dhe ndertimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qeliza Bimore
» Qeliza Eukariote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Qendra e Dijes ! :: Lende Mesimore :: Biologji-
Kërce tek: