v3 Moderator
Posts : 30 Points : 94 Reputation : 0 Join date : 29/09/2016 Age : 22 Location : Durres, la 8.
| Titulli: Ligjet e Njutonit Sat Oct 08, 2016 7:02 pm | |
| 1-Ligji i parë i Njutonit! - Cito :
- Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Ky ligj pohon se nëse forca rezultante (shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi një trup) është zero , atëhere shpejtësia e trupit është konstante. Si rrjedhojë e kësaj del se:
- Një trup që është në prehje do të rrijë në këtë gjendje prehjeje derisa mbi të të veprojë një forcë e pa balancuar.
- Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të lëvizë në një trajektore drejtvizore të njëtajtshme derisa mbi të të veprojë një forcë e pabalancuar.
Çdo trup ndodhet ose në një gjendje prehjeje ose në një gjendje lëvizje të njëtrajtshme deri në çastin kur mbi të vepron një forcë e pabalancuar. Kjo do të thotë se në mungesën e një force rezultante jo-zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme. Ky ligj zqakonisht referohet gjithashtu si Ligji i inercisë.Në thelb kjo tregon se trupat kanë një tendencë natyrale për të ruajtur gjendjen e tyre të lëvizjes. Çdo trup i reziston ndyshimit të gjendjes së lëvizjes. Në konditat e zakonshme ky ligj merr parasysh një mjedis të ngjashëm me mjedisin ndër-yjor ku kemi mungesë të plotë të forcave të fërkimit.2-Ligji i dytë i Njutonit! - Cito :
- Ndryshimi i vrullit (impulsit linear ose sasia e lëvizjes) të një trupi është proporcional me impulsin që vepron mbi trupin, kjo ndodh përgjatë një vije të drejtë përgjatë së cilës impulsi vepron.
Ligji i dytë pohon se forca rezultante mbi mbi një thërrmijë është e barabartë me shpejtësinë e ndryshimit (derivatin kohor) të vrullit në një kënd reference inercial. Duke përdorur simbolikën moderne, ligji i dytë i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion diferencial vektorial:{\displaystyle \mathbf {F} _{\text{net}}={\mathrm {d} (m\mathbf {v} ) \over \mathrm {d} t}} 3-Ligji i tretë i Njutonit!Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërvepim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta. | |
|