Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !

Zgjero horizontin !
 
ForumForum  PortalPortal  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 "Ne te tre" nga Fatos Kongoli

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
v3
Moderator
Moderator
avatar

Posts : 30
Points : 94
Reputation : 0
Join date : 29/09/2016
Age : 15
Location : Durres, la 8.

MesazhTitulli: "Ne te tre" nga Fatos Kongoli   Tue Feb 21, 2017 7:20 pm

Titulli: Ne të tre
Origjinali: Ne të tre
Gjinia: Roman
Autori: Fatos Kongoli

Viti: 2006


Mbi librin
Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?
Në këtë roman të parë të tij, Kongoli shfaq prirjen e hershme për t'u marrë me "jetët e vogla" njerëzore. Dhe, përmes tyre, na sjell një tablo të hershme plot dritë - hije. Me dashuritë romantike, tepër të brishta e naive, përballë një realiteti plot ligësi; ku mjaftonte një letër anonime për t'ia nxirë jetën gjithkujt.
Më se dy dekada pas botimit të parë (1985), romani "Ne të tre", me personazhe rinorë, tingëllon gjithmonë i freskët, tërheqës, ashtu si në kohën kur u botua dhe u përpi menjëherë nga lexuesi. Sepse ishte një libër jo si gjithë të tjerët.

Fragment nga libri
...Një gulç m'u mblodh në grykë. Kërkova Fredin me sy, por ai s'dukej gjëkundi. Ai kishte humbur midis njerëzve, që në heshtje shtyheshin për t'i marrë lopatat nga duart njëri - tjetrit. Pranë meje rrinte Vera, e zverdhur, e drobitur nga pagjumësia. Papritur ajo më zuri nga krahu, u mbështet tek unë dhe fshehu sytë e përlotur mbi supin tim. I tërë trupi i dridhej.
Mua m'u mjegullua pamja. Qëndrova si statujë, pa mundur të shqiptoja qoftë edhe një fjalë. Vera vazhdoi të dëneste, ngrohtësia e trupit të saj kaloi tek unë dhe ndjeva se përmes atij ngashërimi të dëshpëruar ajo sikur kërkonte të çlirohej jo vetëm nga dhimbja e Fredit. Ajo qante dhe mua më dukej se sot varroste edhe diçka tjetër. Ajo s'më mbante mëri. S'di sa zgjati ky takim i fundit, që i ngjante një përqafimi lamtumire. Vera u shkëput nga unë ashtu siç ishte mbështetur, papritur, si një hije që po largohej përgjithmonë...

Mbi autorin
Fatos Kongoli ka lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka bupuar si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashri".është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj.
Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Sllovaki e Bullgari, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha Europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, :'Espress, Magazine Literaire, Der Tagesspiegel, etj. është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). është fitues i çmimit ndërkombëtar "Balkanika" - 2002. është gjithashtu fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://qendraedijes.albanianforum.net/
 
"Ne te tre" nga Fatos Kongoli
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skenderbeu ishte një kalorës templar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Qendra e Dijes ! :: Lende Mesimore :: Gjuhe Shqipe-
Kërce tek: