Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !

Zgjero horizontin !
 
ForumForum  PortalPortal  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Qeliza Eukariote

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Wukel
Admin
Admin
avatar

Posts : 35
Points : 139
Reputation : 0
Join date : 28/09/2016
Age : 16
Location : Albania

MesazhTitulli: Qeliza Eukariote   Tue Jan 31, 2017 2:01 pm

Histori e shkurtër e Eukariotëve


Prova nga paleontologjia tregojnë se qelizat e para eukariote u shfaqën në Tokë rreth 2 miliardë vite më parë. Disa qeliza të fosilizuara, që duken si alga të kohëve moderne apo protozoarë, janë gjetur në sedimente rreshpore në Kinë, Rusi dhe Australi dhe datojnë nga 850 milion në 950 milion vite më parë.

Biologët kanë zbuluar prova bindëse që sugjerojnë se qelizat eukariote kanë evoluar nga organizma prokariotë me anë të një simbioze brendaqelizore. Qelizat e para eukariote ishin rezultati i takimit të sy qelizave prokariote që shkrihen me njëra-tjetrën. Kjo ngjarje mund të ketë ndodhur kur një qelizë prokariote më e madhe ka gëlltitur një qelizë prokariote më të vogël duke e mbajtur atë të gjallë, pra duke mos e vrarë. Pas miliona vitesh, ky kombinim evoluoi në një partneritet që u sillte të mira të dyja njësive. Disa nga qelizat e vogla prokariote ngecën brenda këtyre qelizave në evoluim e sipër dh eu shndërruan në organele qelizore, karakteristikë e qelizave eukariote. Shembulli klasik është ai i mitokondrive.





Ndoshta, eukariotët e parë primitivë ishin mikroorganizma njëqelizorë, që me kalimin e kohës filluan të jetonin në grupime të përhershme duke formuar koloni. Me evoluimin e mëtejshëm disa nga këto qeliza u specializuan, duke u përshtatur për të kryer një funksion të veçantë që sillte avantazhe për të tërë koloninë, si lokomocioni, ushqyerja apo riprodhimi. Organizmat shumëqelizorë kompleks evoluan  kur qelizat e kolonisë e humbën aftësinë për të jetuar të veçuara nga njëra-tjetra, pra mënjanë kolonisë. Edhe pse një organizëm shumëqelizor është i përbërë nga shumë qeliza, ai nuk është thjesht një grumbull qelizash si ato të kolonisë.  Në të kundërt, përbëhet nga grupime të ndryshme qelizore, që nuk mund të jetojnë të pavaruara nga pjesa e mbetur e organizmit. Grupimet qelizore në organizmat shumëqelizorë që kanë funksione specifike quhen inde, dhe grupet e indeve formojnë organet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://qendraedijes.albanianforum.net
 
Qeliza Eukariote
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Qendra e Dijes ! :: Lende Mesimore :: Biologji-
Kërce tek: