Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !

Zgjero horizontin !
 
ForumForum  PortalPortal  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Gjakmarrja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
v3
Moderator
Moderator
avatar

Posts : 30
Points : 94
Reputation : 0
Join date : 29/09/2016
Age : 15
Location : Durres, la 8.

MesazhTitulli: Gjakmarrja   Wed Oct 19, 2016 1:48 pm

Qe nga vitet '30 e deri ne ditet tona, ndikimi qe Kanuni ka ne Shqiperine e Veriut i ka kaluar caqet, dhe eshte bere i papranueshem.
Vijojne debatet mbi kete ceshtje qe duket sikur nuk do te kete kurre zgjidhje, qe merr jete e nuk dihet se kur do t'i vije fundi. Ndryshe nga vitet '30, vrasjet si pasoje e gjakmarrjes jane zvogeluar, duke cuar ne me pak se 4 vrasje ne vit. Por gjakmarrja ne ditet tona po demton brezin e ri. Ne Veri te vendit shume femije jane te ngujuar, pa patur mundesine te shkojne ne shkolle e te argetohen, sepse gjaksi pret qe ata te dalin nga shtepia.E keshtu ata presin, te mbyllur mes kater mureve. Ky eshte realiteti i hidhur i gjakmarrjes.
Boll me! Ka ardhut koha ti themi "JO" kesaj tabuje mizore, qe eshte rrenjosur qe prej nje shekulli ne trurin tone. Jane shuar breza, rinia e malesise dhe nuk ka me kuptim qe kjo te vazhdoje sepse nuk i dihet fundi, duke qene se jetojme ne nje shoqeri demokratike ku ligji eshte primar dhe sidomos femijeve u jepet cdo prioritet. Ja c'eshte gjakmarrja, nje grope qe thith jete, e ne mos jete, shpirtra, endrra, deshira, mendime te atyre moshatareve tane te ngujuar ne kullat e frikshme, pas hekurve te "burgut" ku jane denuar me burgim te perjetshem.
Larja e gjakut nuk falet lehte, e ka vazhduar prej vitesh, varret jane shtuar e po shuhen fise te shumta. Si sot, edhe dikur gjakmarrja ka burgosur ne qeli jeten e nje djaloshi ne kulmin e jetes, duke ia prere endrrat. Kjo ndodh sic ndodhte dikur, se zakonet e Kanunit madheshtor nuk tradhetohen. Ja pse duhet bere dicka. Te ndalojme vuajtjen e bashkemoshatareve tane, me shpresen se do te permiresojme gjendjen e tanishme. Shume te mitur rrijne ne pritje, si pengje te burgimit gjer ne vdekje, me shpresen se do te enden njehere te lire. Ndoshta do te enden te lire ne parajse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://qendraedijes.albanianforum.net/
 
Gjakmarrja
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Qendra e Dijes ! :: Shkruaj ! :: Ese-
Kërce tek: