Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Qendra e Dijes !

Zgjero horizontin !
 
ForumForum  PortalPortal  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Fadil Kraja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
v3
Moderator
Moderator
v3


Posts : 30
Points : 94
Reputation : 0
Join date : 29/09/2016
Age : 22
Location : Durres, la 8.

Fadil Kraja Empty
MesazhTitulli: Fadil Kraja   Fadil Kraja EmptyTue Oct 11, 2016 7:03 pm

Fadil Kraja

Fadil Kraja Fadil-Kraja

Fadil Kraja Lindi në Shkodër, Shqipëri më 1931. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Filologjisë. Për shumë vite punoi si mësues i letërsisë në shkolla të mesme dhe më vonë pedagog i letërsisë së huaja në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë të Universitetit "Luigj Gurakuqi" - Shkodër. Nga viti 1972 gjer më 1992, shkrimtar në profesion të lirë duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës. Vëllimi i parë poetik "Kënga ime" (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë. Pastaj me radhë ka botuar vëllimet poetike "Melodi malësore", "Jehona malesh", vëllimet me tregime "Kandidatja e fundit", "Fajin e kishte Besa".

Mbi 40 drama dhe komedi të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diaspore. Mes tyre: "Fisheku në pajë", "Sinjalet e natës", "Shpartallimi", "Baca i Gjetajve", "Gjaku i Arbërit", "Djem të mbarë", "Çështja e Blertës", "Flamur në dasëm", "Rozafa", "Kur flasin zemrat", "Luani i shtëpisë", "Çështje familjare" si dhe shumë drama për fëmijë, librete operash, operetash.

Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë "Mjeshtër i madh".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://qendraedijes.albanianforum.net/
 
Fadil Kraja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Qendra e Dijes ! :: Informacione :: Shkrimtare-
Kërce tek: