Qendra e Dijes !
Qendra e Dijes !

Zgjero horizontin !
 
ForumForum  PortalPortal  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Ligjet e Njutonit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
v3
Moderator
Moderator
avatar

Posts : 30
Points : 94
Reputation : 0
Join date : 29/09/2016
Age : 15
Location : Durres, la 8.

MesazhTitulli: Ligjet e Njutonit   Sat Oct 08, 2016 7:02 pm

1-Ligji i parë i Njutonit!


Cito :
Çdo trup ruan gjëndjen e të qënit në prehje ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme, përsa kohë mbi të nuk veprojnë forca të jashtme.
Ky ligj pohon se nëse forca rezultante (shuma vektoriale e të gjitha forcave që veprojnë mbi një trup) është zero , atëhere shpejtësia e trupit është konstante. Si rrjedhojë e kësaj del se:

  • Një trup që është në prehje do të rrijë në këtë gjendje prehjeje derisa mbi të të veprojë një forcë e pa balancuar.

  • Një trup që është në lëvizje do të vazhdojë të lëvizë në një trajektore drejtvizore të njëtajtshme derisa mbi të të veprojë një forcë e pabalancuar.


Çdo trup ndodhet ose në një gjendje prehjeje ose në një gjendje lëvizje të njëtrajtshme deri në çastin kur mbi të vepron një forcë e pabalancuar. Kjo do të thotë se në mungesën e një force rezultante jo-zero, qendra e masës së trupit do të ruajë gjendjen e saj të prehjes ose të lëvizjes drejtvizore të njëtrajtshme. Ky ligj zqakonisht referohet gjithashtu si Ligji i inercisë.
Në thelb kjo tregon se trupat kanë një tendencë natyrale për të ruajtur gjendjen e tyre të lëvizjes. Çdo trup i reziston ndyshimit të gjendjes së lëvizjes. Në konditat e zakonshme ky ligj merr parasysh një mjedis të ngjashëm me mjedisin ndër-yjor ku kemi mungesë të plotë të forcave të fërkimit.

2-Ligji i dytë i Njutonit!
Cito :
Ndryshimi i vrullit (impulsit linear ose sasia e lëvizjes) të një trupi është proporcional me impulsin që vepron mbi trupin, kjo ndodh përgjatë një vije të drejtë përgjatë së cilës impulsi vepron.
Ligji i dytë pohon se forca rezultante mbi mbi një thërrmijë është e barabartë me shpejtësinë e ndryshimit (derivatin kohor) të vrullit në një kënd reference inercial. Duke përdorur simbolikën moderne, ligji i dytë i Njutonit mund të shkruhet si një ekuacion diferencial vektorial:
{\displaystyle \mathbf {F} _{\text{net}}={\mathrm {d} (m\mathbf {v} ) \over \mathrm {d} t}}

3-Ligji i tretë i Njutonit!


Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërvepim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://qendraedijes.albanianforum.net/
 
Ligjet e Njutonit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11 Ligjet e harruara
» Kodi i Hamurabit
» Magjia
» Pse evolucioni i njeriut është jashtë harmonisë së kozmosit ?
» Ligjet e gjumit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Qendra e Dijes ! :: Lende Mesimore :: Fizike-
Kërce tek: